|
Në Kumanovë mbaruan edukimet për mbrojtjen e fëmijëve në internet në gjuhën maqedonase |
|
|
|
Shoqata humanitare “Nëna” (“Majka”) nga Kumanova kah fund i muajit maj me sukses i mbaroi edukimet në dy shkolla në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase. Në këtë qytet janë organizuar sesione edukative në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” (“Braqa Milladinovci”) dhe në shkollën e mesme “Goce Dellçev”. Edukimet i realizoi Margarita Avramovska dhe Lidija Ilijevska.
Në shkollën “Braqa Milladinovci” u organizuan katër sesione edukative
për nxënësit dhe nga një për prindërit dhe arsimtarët. Me prezantimet
edukative në këtë shkollë u përfshinë 169 nxënës, 8 prindër dhe 24
arsimtarë. Në gjimnazin “Goce Dellçev” u mbajtën gjithsej pesë
prezantime edukative tre për nxënësit, një për prindërit dhe një për
profesorët. Prezantimet i ndoqën 75 nxënës, 12 prindër dhe 17
profesorë. Edukimet në të dy shkollat kishin karakter të punëtorive
sepse pranë prezantimeve edukative nxënësit kishin mundësi të ndajnë
përvojat e tyre personale ose të miqve të tyre me grupin. Punëtoritë e
mbajtura ishin me kohëzgjatje prej 1,5 deri më 3 orë, në varësi prej
interesimit të të pranishmëve ku interesim më të madh treguan nxënësit
e shkollës fillore. Nxënësve u është shpërndarë materiali, si dhe
pyetësorët për vlerësim të cilët i morën edhe pjesëmarrësit e tjerë në
edukimet. Materiali i tepërt u dha në bibliotekat e të dy shkollave.
|