Faqja e parë
Kontrolli prindëror Printoni E-mail
 
Softuerët për kontroll prindëror u mundësojnë prindërve të zgjedhin lojëra të cilat mund t’i luajnë fëmijët e tyre, të lejojnë aplikacionet të cilat mund t’i shfrytëzojnë dhe ueb-faqet të cilat mund t’i vizitojnë. Gjithashtu, me ndihmën e këtyre programeve mund të specifikohen periudhat kohore kur fëmijët mund të shfrytëzojnë kompjuterin, kurse ndalesat të mbesin edhe kur ata nuk do të jenë në shtëpi. Në këtë mënyrë, ata mund të jenë të sigurt se fëmijët nuk luajnë në kompjuter,  në vend që t’i bëjnë detyrat e shtëpisë.

parental-controls.pngPër kontroll të tillë prindëror, ndoshta nuk do të keni nevojë për softuer shtesë nëse e shfrytëzoni sistemin operativ – Windows Vista. Tani prindërit, duke iu falënderuar veglës e cila gjendet në Control Panel, mund të krijojnë profile të veçanta për shfrytëzues për f[fëmijët e tyre dhe atë përkatëse sipas moshës së tyre dhe interesave personale. Gjatë kësaj, ashtu siç rritet fëmija, profilet shfrytëzues për përdorimin e kompjuterit mund të ndryshohen.

Nga ky lokacion qendror, mundeni të konfiguroni kontroll prindëror për kompjuterin tuaj. Nëse e keni të shkyçur kontrollin prindëror, së pari kyçeni, pastaj mundeni ta kufizoni shfrytëzimin e aplikacioneve nga ana e fëmijës tuaj, luajtja e lojërave, ueb-faqe të cilat mundet t’i vizitojë dhe kohën sa mund të qëndrojë gjatë ditës për gjitha këto aktivitete.

Çka nëse nuk përdorni Windows Vista dhe për çfarëdo arsye nuk jeni të gatshëm të kaloni në këtë sistem operativ? Ekzistojnë me të vërtetë shumë programe të cilat mund t’ju ndihmojnë në kufizimin e aktiviteteve të fëmijëve tuaj derisa janë onlajn, por mes tyre ka dhe të tilla për të cilat duhet të paguhet, si dhe prej tyre që janë falas, por nuk janë mjaftueshëm funksional.

Që të bllokoni shfaqjen e përmbajtjeve të papërshtatshme që janë pjesë e disa ueb-faqeve, ju nevojitet filtër për ueb-përmbajtje. Nëse ju shfletoni Internetin me Internet Explorer, filtri i këtillë është pjesë përbërëse e tij dhe mundeni direkt ta konfiguroni këtu. Shkoni në menynë Tools dhe prej aty zgjidhni Internet Options. Në opsionin Content mund të caktoni cilat faqe mund t’i shfletojë fëmija juaj, edhe pse ky filtër i integruar ka sistemin e vetë për rangimin e ueb-faqeve.

Nëse jeni shfrytëzues të Mozilla Firefox, mund të shërbeheni me disa zgjerime të cilat mund t’ju ndihmojnë në disa punë të rëndësishme të këtij lloji. Nga menyja Tools zgjidhni Extensions dhe klikoni në linkun për zgjerime plotësuese (ose thjeshtë ndiqni linkat e mëposhtëm). Do t’ju hapet faqja ku duhet të kërkoni këto në vijim:
  • Glubble është vegël për gjithë familjen e cila mundëson kufizimin e mundësive të kërkimit të shfletuesit në kuadër të asaj çka është e përshtatshme për fëmijët. Shtesa e ndërron shfletuesin, respektivisht e aftëson për shfrytëzimin e tij nga ana e fëmijëve. Në këtë fazë është falas, peshon 1 MB dhe përkrahet nga të gjitha sistemet operative.
  • ProCon  gjithashtu paraqet një shtesë softuerike për Mozilla Firefox me ndihmën e së cilës bllokohen ueb-faqe me përmbajtje eksplicite në bazë të tekstit që është pjesë e tyre. 
  • LeechBlock mundëson të bllokohen ueb-faqet në periudha të caktuara kohore.

Në mënyrë alternative, ju mund të shërbeheni me softuerin falas K9 Web Protection i cili mundëson filtrimin e ueb faqeve, ndërsa për filtrim të tërësishëm të përmbajtjeve të internetit provojeni programin falas Naomi.

Krahas bllokimit të ueb-përmbajtjeve deri te të cilat mund të vijnë fëmijët tuaj, që t’i mbroni nga rreziqet që ndodhin në internet, ndonjëherë është e nevojshme edhe ta kufizoni shfrytëzimin e programeve me të cilat shërbehen fëmijët për aktivitete të ndryshme onlajn. Qëllim të tillë ka programi ChatController i cili mundëson të bllokohet qasje deri te programet për instant komunikim që janë të instaluara në kompjuter edhe atë sipas vetë aplikacionit, shfrytëzuesit ose periudhës gjatë ditës.

Edhe pse të gjitha këto këshilla dhe programe duhet t’ju ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve tuaj derisa ato janë onlajn, megjithatë thelbësorja që duhet bërë para se të filloni të vendosni rregulla rigoroze, është të bisedoni me ta. Duhet t’u sqaroni se me të vërtetë ekzistojnë rreziqe të cilat mund vijnë nga përdorimi jo adekuat i internetit që mund t’i sjellë në rrezik, madje të rrezikojnë edhe sigurinë e gjithë familjes. Gjithsesi, programet për mbrojtje të sistemit dhe ato për kontroll prindëror mund t’ju ndihmojnë shumë, por e rëndësishme është ajo që do të bëni në drejtim të edukimit të fëmijëve tuaj dhe zhvillimin e vetëdijes së tyre në drejtim të duhur. Në tabelën e mëposhtme është bërë një seleksionim i disa veglave të cilat mund t’ju ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.
 
Parental control bar   vegël e cila mundëson një kalim prej regjimit prindëror të mbrojtur me fjalëkalim (parullë) në regjimin për fëmijë dhe me ndihmën e të cilit mundësohet filtrimi i përmbajtjeve të padëshiruara të uebit.
Golden Eye vegël të cilën mund ta testoni falas 15 ditë, e dizajnuar për ndjekje dhe incizime të aktivitetit i cili zhvillohet në kompjuterin tuaj
Kidzui   një ueb shfletues komercial i paraparë për fëmijë prej moshës 3 deri 12 vjet, me më tepër se 600 000 faqe, fotografi dhe video të mbikëqyrura prej prindërve dhe arsimtarëve
FreeShield
softuer falas për të bllokuar përmbajtjet e papërshtatshme
Crawler Parental Control
program falas për të kontrolluar aktivitetet e fëmijëve gjatë ueb-shfletimit, kufizimit të përdorimit të disa programeve, qasje deri te follderë të caktuar, kufizim kohorë dhe raporte të detajshme
Internet Parental Control
softuer falas i cili shfrytëzohet si shtesë në internet lexuesin Internet Explorer. Shërben për mbikëqyrje të aktiviteteve që janë zhvilluar në kompjuter dhe ofron qasje të shpejtë deri te përmbajtjet e dobishme që do t’ju ndihmojnë kundër internet predatorëve, pedofilët dhe mashtruesve tjerë në internet.
Free Parental Control
vegël falas për detektim dhe mënjanim të përmbajtjeve për të rritur
ChatShield
bllokues falas për kontakte të padëshiruara prej Windows Live Messenger
 
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates