| Mbroni kompjuterin tuaj |
|
|
|
Përderisa në një kompjuter shfrytëzohet interneti, gjasat janë të mëdha që pa qëllim të ngjitet ndonjë zullumqar për sistemin, i cili mund të bëjë ndonjë dëm në prapavijë, duke mos e ditur ju fare. E njëjta ndodh edhe gjatë këmbimit të fajllave prej njërit kompjuter në tjetrin, në çfarëdo mënyre. Për këtë qëllim, duhet të ndërmerrni disa masa në drejtim të mbrojtjes së sistemit të cilin e përdorni, e disa prej tyre do të duhet t’i praktikoni rregullisht.
Disa sisteme operative janë më të eksponuar ndaj sulmeve nga Interneti se të tjerët, por të gjithë ballafaqohen me rreziqe të këtij lloji. Ju mund të kontribuoni në sigurinë e sistemit tuaj nëse informoheni për mënyrat e mundshme për mbrojtje efektive. 1. Mos u lidhni në Internet pa softuer antivirus dhe antispywere (nga ang. spywere – softuer i cili mbledh të dhëna personale për shfrytëzuesin derisa ai liston nëpër internet). Këto lloje të programeve e mbrojnë sistemin prej shkaktarëve të dëmeve, por ka edhe të tillë që mbrojnë njëkohësisht prej gjithë zullumqarëve të tillë. Programet e këtilla shpesh herë nuk janë falas (Avira AntiVir PersonalEdition Premium, Symantec Endpoint Protection, Kaspersky Anti-Virus, Norton AntiVirus, BitDefender Antivirus, McAfee VirusScan Plus, Eset Nod32), por ka edhe programe tërësisht funksionale falas të këtij lloji. Programet antivirus më të mira të cilat janë më të mirë dhe falas janë: AntiVir, AVG Antivirus Free Edition, Avast dhe BitDefender, ndërsa programet më të mira për mbrojtje nga spywere janë: Spybot Search & Destroy, Ad-aware dhe Windows Defenender. Pas instalimit, këto programe duhet menjëherë të azhurnohen me definicione të reja. Ata duhet të punojnë vazhdimisht në prapavijë, veçanërisht gjatë qasjes në internet. Por, programet e këtilla duhet edhe të mirëmbahen. Kur dalin dëmtues të ri të cilat përhapen dhe sulmojnë nëpërmjet internetit, prej kompanive të softuerit për siguri në internet dalin definicione të reja për to, me të cilat kompjuteri duhet rregullisht të freskohet. Kjo më shpesh është e definuar në vetë programet, edhe pse sipas dëshirës ju mund ta ndryshoni. Me programin antivirus dhe antispajver, është e preferuar ta skanoni tërë kompjuterin së paku një herë në javë. Vërejtje: shfrytëzoni këto programe rregullisht dhe siç duhet. Por, mos e teproni, më shpesh ato vetë dinë çka duhet dhe si duhet të punojnë dhe në asnjë mënyrë mos instaloni më tepër se një softuer të këtij lloji me qëllim që të jeni më të mbrojtur. Me këtë mund të shkaktoni efekt të kundërt. 2. Sistemi operativ nuk është i përsosur. Ai ka “zbrazëtirat” e tij, respektivisht mangësitë e tij për ç’arsye hakerëve u duhet ndonjëherë shumë pak kohë që t’i gjejnë dhe t’i shfrytëzojnë me qëllim që të bëjnë dëm. Mbindërtimi i sistemit në këtë kuptim është shumë i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë mund të jeni të sigurt se zbrazëtirat në sistem janë plotësuar e me këtë edhe mundësia që të bëhet dëm është më e vogël. 3. Përdorni Murrin e zjarrtë (ang. Firewall). Shfrytëzimi i firewallit mundëson të ndiqen çdo dërgim i të dhënave prej ose kah kompjuteri juaj, të kontrollohet legjitimiteti i aksioneve të tilla dhe bllokimi i pakove me të dhëna që janë dërguar prej shfrytëzuesit të paautorizuar. Ekzistojnë më tepër firewallsa komercial dhe falas, por nëse e shfrytëzoni sistemin operativ Windows, mund ta shfrytëzoni firewallin e që e ka vetë sistemi Windows Firewall (kontrollohet nëpërmjet Security Center nga Control Panel). 4. Që të mbroheni nga humbja e padëshiruar e të dhënave ose dëmtimi i tyre si rezultat i kureshtjes së fëmijëve tuaj, mos harroni vazhdimisht të bëni backup (kopje rezervë) të fajllave më të rëndësishëm që i ruani në kompjuter e deri te të cilat kanë qasje edhe ato. Është e preferua të shfrytëzoni memorie të jashtme për këtë qëllim, ndërsa si softuer do ta merrni ndonjë burim të jashtëm ose do të praktikoni thjeshtë kopjim të fajllave në lokacion tjetër. 5. Kujdes me fjalëkalimet (parullat). Rëndom njerëzit se fjalëkalimi duhet të paraqesë ndonjë fjalë të lehtë ose shprehje e cila për ato ka ndonjë domethënie me qëllim që të mos e harrojnë, (p.sh. emri i kafshës shtëpiake). Por, kjo është shumë gabim. Përkundrazi, fjalëkalimet duhet të jenë përzierje numrash dhe shkronjash, madje edhe simbolesh dhe të njëjtat të mos përsëriten për gjithë serviset e Internetit për të cilat nevojitet regjistrim si kusht për t’i shfrytëzuar. Kur të bleni softuer ose harduer të ri, mos harroni ta ndryshoni fjalëkalimin i cili jepet fabrikisht. Softueri për kontroll prindëror mbi aktivitetin e fëmijëve derisa janë onlajn më shpesh lejon përshtatje dhe ndryshime që mbrohen me fjalëkalim me qëllim që vetëm prindi të ketë kompetenca për operacione të tilla. Prandaj, kini kujdes të veçantë me fjalëkalimet e tilla, le të mos jenë fjalë, fraza, data të lindjes, e ngjashëm, sepse fëmijët tuaj mund lehtë t’i qëllojnë. |


