| Rrjetëzim social |
|
|
|
Profil i vjedhur në Hi5
Një djalë 15 vjeçar nga Shkupi ka pasur profilin e tij në Hi5.. Në profilin e tij ai ka pasur të publikuara shumë gjëra personale, ndër të gjitha edhe fotografi, të dhëna personale (emri, mbiemri), pastaj muzikën e preferuar dhe gjëra tjera që ka dashur t’i ndajë me moshatarët e tij. Por, gjatë pushimeve dimërore i ka ndodhur një situatë e papëlqyer të cilën nuk e ka pritur fare! Një person i panjohur ia ka “thyer” shifrën (parullën) e profilit dhe krahas fotove të tij ka vendosur fotografi eksplicite homoseksuale. Gjithashtu kanë qenë të ndërruara edhe disa informata për të në profilin e tij, si p.sh orientimi seksual i tij. Pasi që kjo ka ndodhur në kohën e pushimeve dimërore, djali për një kohë të shkurtë lehtë e ka përballuar këtë situatë, por, kur ka mbaruar pushimi dhe është kthyer në shkollë, ai është mbyllur në vete dhe është ndjerë shumë keq, i turpëruar dhe në fillim nuk i ka treguar askujt për këtë. Ai nuk e ka ditur kush e ka bërë këtë, edhe pse ka dyshuar në disa nxënës. Kur kanë kuptuar shokët e tij, e kanë përkrahur dhe kjo e ka ndihmuar që më lehtë të ballafaqohet me situatën. Duke ditur se shokët e kuptojnë dhe e përkrahin atë, ai e ka tejkaluar ndjenjën e keqe dhe turpin që ka pasur për shkak të kësaj ngjarjeje të papëlqyer.
|


