| Bisedë në internet (Çet) |
|
|
|
Ia dërgova fotografinë, mendova se e kam shok...
Tetëvjeçari Petar duke qarë u kthye në shtëpi prej treningut nga klubi futbollistik ku ai luan. Prindërit u brengosën prandaj Petari u ka rrëfyer se çka ka ndodhur.. Pasi i ka mbaruar treningu, është ulur në stacion që të presë autobusin. I është afruar një burrë dhe ka filluar të bëjë muhabet me të. Njeriu e ka pyetur se a e ka emrin Petar dhe ai ka thënë po. Petari nuk e ka pasur të qartë se si e ka ditur njeriu emrin e tij, prandaj e ka pyetur: “Prej nga e dini emrin tim?”. Njeriu i është përgjigjur: “Po a nuk je ti Petari i klubit futbollistik i cili pas dy javësh do të shkojë në kamp për futboll?”. Petarit i ka ardhur çudi, por ka vazhduar të bisedojë me njeriun për futboll.. Pas një kohe njeriu ka filluar të sillet si shumë i afërt me Petarin dhe ka filluar ta prekë. Është ndalur vetëm se ka kaluar një automobil. Djali është frikësuar dha ka bërtitur që të ndalet. Për fat, ka arritur autobusi dhe njeriu ka ikur. Derisa u ka treguar prindërve, Petarit i është kujtuar se disa ditë më parë ka qenë në çet-dhomë (onljan “dhomë” për biseda) në internet ku ka biseduar një kohë të gjatë me një djalë i cili gjithashtu ka qenë i interesuar për sport. Ata kanë biseduar për futboll dhe i kanë treguar njëri tjetrit se për cilin klub luajnë dhe si duken. Arsyeja pse i kanë treguar njëri tjetrit se si duken ka qenë ajo se ata kanë kuptuar se do të shkojnë në kampin e njëjtë për futboll për dy javë, kështu që kanë dashur të njohin njëri tjetrin kur të takohen atje. Duke biseduar për këtë Petari bashkë me prindërit e tij ka kuptuar se pikërisht ky muhabet në çet është arsyeja pse njeriu i ka ditur gjithë ato gjëra. “Fëmija” në çet ka gënjyer – nuk ka qenë fëmijë por një burrë i rritur. Prindërit e Petarit e kanë paraqitur në polici këtë sulm ndaj djalit të tyre, e cila ka arritur ta gjejë njeriun me ndihmën e çet (ose “internet”) – provajderit. Njeriu u arrestua dhe dënua.
|


