| Ueb-faqe interesante për mësim të fjalëve kryesore të shumë gjuhëve të huaja |
|
|
Njohja e sa më shumë gjuhëve të huaja në kohën e sotme është prioritet i çdo njeriu të ri dhe me perspektivë. Poqese edhe ti dëshiron ta mësosh ndonjërën nga gjuhët më të përdorura botërore, ueb-faqja chillola.com mund të të ndihmojë t'i mësosh fjalët kryesore për sendet që të rrethojnë. Ueb-faqja është plotësisht pa pagesë dhe ajo mund të shfrytëzohet pa regjistrim apo paralajmërim paraprak. Aty mund të mësosh se si theksohen dhe shkruhen ngjyrërat, kafshët, numrat, pjesët e trupit të njeriut, ditët e javës, vendet e botës, sendet e shtëpisë dhe të shkollës, dhe shumë terme të tjera kryesore në gjuhën angleze, spanjolle, frënge, gjermane dhe italiane. Secila nga kategoritë e ofruara është e paraqitur me një fotografi të vogël përkatëse, ndërsa për çdo term që do ta zgjedhësh mund të dëgjosh se si theksohet në mënyrë të drejtë. Ky shërbim poashtu është i dobishëm për prindërit dhe mësuesit e tu, pasiqë nga ai mund të merren materiale të gatshme, me ndihmën e të cilave do të mund të organizoni së bashku punëtori për ushtrim të asaj që është mësuar. Gjithashtu, poqese ke ndonjë vizatim interesant për ndonjë temë, mund t'ua drëgosh kryeredaktorëve, së bashku me fotografinë tënde, dhe ata do ta vendosin atë në ueb-faqe. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


