| Përmbajtje të panumërta zbavitëse dhe të dobishme për fëmijë |
|
|
Pa marrë parasyhs se a dëshiron që kohën tënde të lirë ta shfrytëzosh për zbavitje apo për mësim plotësues, ueb-faqja www.kidsites.com mund të paraqesë një kënd tëndin të përditshëm për zhvillim të mëtutjeshëm të shkathtësive tua. Në ueb-faqe mund të zgjedhësh një kategori për mësim dhe edukim siç janë: historia, shkenca, arti, kafshët, gjithësia dhe matematika, ose ndonjë kategori zbavitëse të tipit: strip, sport, video lojëra, vizatime për ngjyrosje dhe shumë të tjera. Pasi ta bësh përzgjedhjen e përgjithshme, ueb-faqja do të të çojë në një faqe tjetër plot me ueb-adresa, të cilat do të të çojnë deri te aktivitete të ndryshme sipas interesit tënd. E që është shumë me rëndësi, të gjitha ueb-faqet te të cilat do të të çojë Kidsajts janë të pranuara dhe të specializuara për zhvillimin tënd të mëtutjeshëm. Poqese të pëlqen Kidsajts, mund ta shfrytëzosh pa pagesë dhe menjëherë, pa regjistrim dhe pa paralajmërim. Gjithsesi, informoji prindërit se ke gjetur një ueb-faqe shumë të mirë, që është e sigurtë dhe e dobishme, e nëse edhe vetë ata e vizitojnë, do të gjejnë edhe përmbajtje të dedikuara për ata. Ueb-faqen mund ta rekomandosh edhe në shkollë. Kështu, ai do të të mundësojë ty, por edhe shokëve dhe nxënësve të shkollës tënde, zbavitje, mësim dhe shoqërim në mënyrë bashkëkohore. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



