Faqja e parë arrow Media arrow Përmbajtje të panumërta zbavitëse dhe të dobishme për fëmijë
Përmbajtje të panumërta zbavitëse dhe të dobishme për fëmijë Printoni E-mail
2.26-bezbroj-zabavni-i-korisni-sodrzhini-za-deca-veb-intro.png
Pa marrë parasyhs se a dëshiron që kohën tënde të lirë ta shfrytëzosh për zbavitje apo për mësim plotësues, ueb-faqja www.kidsites.com mund të paraqesë një kënd tëndin të përditshëm për zhvillim të mëtutjeshëm të shkathtësive tua.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 18.05.2010, e martë
Në ueb-faqe mund të zgjedhësh një kategori për mësim dhe edukim siç janë: historia, shkenca, arti, kafshët, gjithësia dhe matematika, ose ndonjë kategori zbavitëse të tipit: strip, sport, video lojëra, vizatime për ngjyrosje dhe shumë të tjera. Pasi ta bësh përzgjedhjen e përgjithshme, ueb-faqja do të të çojë në një faqe tjetër plot me ueb-adresa, të cilat do të të çojnë deri te aktivitete të ndryshme sipas interesit tënd. E që është shumë me rëndësi, të gjitha ueb-faqet te të cilat do të të çojë Kidsajts janë të pranuara dhe të specializuara për zhvillimin tënd të mëtutjeshëm. 

2.26-bezbroj-zabavni-i-korisni-sodrzhini-za-deca-veb.png

Poqese të pëlqen Kidsajts, mund ta shfrytëzosh pa pagesë dhe menjëherë, pa regjistrim dhe pa paralajmërim. Gjithsesi, informoji prindërit se ke gjetur një ueb-faqe shumë të mirë, që është e sigurtë dhe e dobishme, e nëse edhe vetë ata e vizitojnë, do të gjejnë edhe përmbajtje të dedikuara për ata. Ueb-faqen mund ta rekomandosh edhe në shkollë. Kështu, ai do të të mundësojë ty, por edhe shokëve dhe nxënësve të shkollës tënde, zbavitje, mësim dhe shoqërim në mënyrë bashkëkohore. 
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates