| Vend i sigurtë për zbavitje, mësim dhe shoqërim gjatë pushimeve verore |
|
|
Edhe pse viti shkollor është nga fundi, kjo nuk do të thotë se mësimi nëpërmjet zbavitjes dhe shoqërimit duhet të përfundojë gjatë pushimeve verore. Poqese dëshiron që kohën tënde të lirë ta plotësosh me aktivitete të dobishme dhe interesante, në ueb-faqen www.mediaart.mk mund të kuptosh shumë më tepër për programin që do ta realizojë qendra e posahapur për fëmijë të moshës prej 4 deri në 12 vjet. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 11.05.2010, e martë Qendra "Media Art" mund të fusë një dimension të ri në përditshmërinë tënde dhe do të të mundësojë të përparosh në shumë fusha dhe të fitosh virtyte të mira. Nëpërmjet punëtorive jashtëshkollore që do t'i ndjekësh për çdo ditë, do të përparosh në fushën e shkathtësive kompjuterike, gjuhës angleze, gjuhës maqedonase, leximit dhe shkrimit kreativ, e poashtu nuk është anashkaluar edhe aktiviteti fizik. Në ueb-faqen e qendrës, me pëlqim të prindërve të tu mund të aplikosh drejtpërdrejt për t'u përfshirë në program ose mund të kontaktosh me personat përgjegjës. Kjo qendër mund të paraqesë një vend të shkëlqyeshëm ku mund të njoftosh shokë/shoqe të reja dhe nëpërmjet përvetësimit të programit që do ta ndjekësh, më vonë do të mundesh me lehtësi të madhe t'i kryesh edhe detyrat shkollore. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|




