| Mblidh sa më shumë karrota duke i përmirësuar shkathtësitë tua matematikore |
|
|
Të mësosh duke u argëtuar është mënyra më e mirë. Nëpërmjet argëtimit dhe shoqërimit është edhe më interesante. Kerotstiks është ueb-faqe për fëmijë të cilët mund ta mësojnë matematikën në mjedis virtual në mënyrë argëtuese. Botua në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 04.05.2010, e martë Është shumë e thjeshtë, shko në www.carrotsticks.com dhe menjëherë kliko sustën Play Now, apo së bashku me prindërit fillo procedurën për krijim të profilit tënd personal. Cilëndo mënyrë ta zgjedhësh, në fillim do të kesh mundësi që të krijosh karakterin tënd virtual, e pastaj mund të kalosh në lojë, argëtim dhe ushtrime të matematikës. Shënoje përgjigjen e saktë në kutinë e vogël dhe mblidh karrota. Kur të përgatitesh mirë, sfido ndonjë lojtar tjetër si kundërshtar. Për fillim, ushtroje operacionin e mbledhjes, ndërsa për mëtutje, mund të bisedosh me prindërit e tu për avancim të mëtutjeshëm të profilit tënd me mundësitë tjera për të cilat paguhet kompenzim mujor. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



