| Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Është bllokuar një profil në Facebook për shkak të ndryshimit të rastësishëm në parametrat e moshës |
|
|
Ndonjëherë, rastësisht ndodhin punë të papëlqyeshme. Nuk ka nevojë që çdoherë ndonjë person tjetër të na e zbulojë privatësinë apo vetë të gabojmë që të na ndodhë ndonjë rast i papëlqyeshëm në Internet. Vërtetim për këtë është ngjarja e mëposhtme që është e vërtetë.Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 27.04.2010, e martë Një gazetare që ka qenë shfrytëzuese e Facebook-ut, ka dashur që t'i azhurojë të dhënat për veten e saj në profilin e saj. Në një moment, kursori rastësisht është ndalur te fusha për zgjedhje të vitit të lindjes edhe atë në vitin 2006. Mu në atë moment, puna e kompjuterit është "ngrirë". Pasqië nuk ka mundur ta kthejë kompjuterin në gjendje normale, ajo e ka ristartuar atë, dhe pas kësaj parametrat e reja janë ruajtur dhe profili është bllokuar në mënyrë automatike. Kjo ka ndodhur për shkak se sipas vitit të lindjes del se ëshë shumë e re dhe nuk i plotëson kushtet për shfrytëzim të shërbimit. Për këtë gjë, ajo fillimisht është drejtuar personalisht te përgjegjësit e Facebook-ut, mirëpo për shkak se nuk morri përgjigje, e informoi edhe Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila poashtu i është drejtuar shërbimit. Në ndërkohë, profili nuk ka mundur të gjendet as duke e kërkuar nëpërmjet Google-it. Për momentin, rasti është ngrirë, ndërsa nga Facebook-u nuk ka përgjigje për zgjidhjen e rastit. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



