Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Videoja e larguar nga YouTube - publikohet përsëri Printoni E-mail
2.22-vistinska-sluchka-od-makedonija---otstraneto-video-od-jutjub--povtorno-se-objavuva-intro.png Për të gjithë ne, imixhi është i rëndësishëm. Është me rëndësi se çka mendojnë njerëzit për ne, çka komentojnë, dhe a na respektojnë. Me mundësitë e reja që i ofron Interneti, imixhi mund të përmirësohet për një çast dhe përnjëherë të bëhemi më të popullarizuar dhe më interesantë për një grup më të madh njerëzish. Për fat të keq, po aq lehtë dikush mund të vendosë diçka në Internet, për shkak të së cilës njerëzit mund ta ndryshojnë mendimin për ne. Një shembull i këtillë është tregimi i mëposhtëm.
Botuarn në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 20.04.2010, e martë
Në YouTube është publikuar një video që ka pasur vetëm një fotografi të palëvizshme, në të cilën shihen një djalë dhe një vajzë. Fotografia dhe vetë videoja nuk qenë diçka e veçantë, gjegjësisht nuk kanë qenë ofenduese, turpëruese apo të papërshtatshme për çfarëdo qoftë arsye. Mirëpo, videoja ka qenë e shoqëruar me një tekst ofendues për vajzën në fotografi, se ajo para do kohësh paska ngelur shtatzënë.  Fillimisht ajo i është drejtuar Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDhP) dhe videoja shumë shpejt është hequr, mirëpo ai i cili e ka pasur videon origjinale e ka vendosur atë përsëri, me emër tjetër. Këtë herë, përveç vajzës ka reaguar edhe djali, për shkak se, edhe pse për atë nuk ka pasur asgjë që do të ishte ofenduese në mënyrë të drejpërdrejtë, megjithatë, fotografia e tij është publikuar në kontekst negativ. 

2.22-vistinska-sluchka-od-makedonija---otstraneto-video-od-jutjub--povtorno-se-objavuva.png

Videoja përsëri është paraqitur në YouTube nga DMDhP, mirëpo nga ana tyre nuk është ndërmarrë asgjë. Rasti nuk ka mundur të zgjasë pakufi. Politika për privatësi e shërbimit për ndarje të videove YouTube, nuk thotë se shfrytëzuesi që vazhdimisht e ka vendosur videon duhej fshirë. 

Si mundësi për intervenim, dy personave të paraqitur në fotografi, nga Drejtoria u kanë thënë që rastin ta paraqesin në MPB që eventualisht të shihet se prej cilës adresë IP shfrytëzuesi vazhdimisht e publikon videon e njëjtë.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates