Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Ofendime për pamjen fizike nëpërmjet grupit në Facebook Printoni E-mail
2.21-vistinska-sluchka-od-makedonija---navredi-za-fizichki-izgled-preku-grupa-na-fejsbuk-intro.png


Keqpërdorimet dhe dëmtimi i privatësisë nëpërmjet Facebook-ut assesi të përfundojnë. Përkundrazi, kreativiteti dhe idetë e njerëzve për të bërë punë të këqija po shtohen gjithnjë e më shumë. Ngjarjet e këtilla nuk e anashkalojnë as vendin tonë. Në vazhdim lexoje tregimin për vajzën e mitur e cila është ofenduar nëpërmjet Facebook-ut nga ana e një tinejxhereje tjetër nga shkolla e njëjtë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 13.04.2010, e martë
Në Facebook është hapur grup për një vajzë të re, të mitur. Grupi ka pasur ofendime të llojllojshme për pamjen e saj fizike dhe stilin e veshjes. Sipas ligjit, për shkak se bëhet fjalë për person të mitur, ajo është dashur ta paraqesë rastin në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale (DMDhP) së bashku me nënën e saj, e cila e ka njoftuar me situatën edhe Facebook-un. 

2.21-vistinska-sluchka-od-makedonija---navredi-za-fizichki-izgled-preku-grupa-na-fejsbuk.png

Drejtoria nuk fshin grupe të Facebook-ut, mirëpo mund të intervenojë si organ shtetëror dhe të kërkojë heqje të grupit nga krijuesi i tij.  Në rastin konkret ka mundur të bëhet diçka pasiqë emri i krijueses ka qenë i dukshëm, ndërsa nëpërmjet një linku ka mundur të arrihet deri te të dhënat e saja, duke i përfshirë edhe e-mail adresën. Pasiqë nga DMDhP-ja i janë drejtuar krijueses së grupit me njoftim, për një kohë të shkurtër grupi është hequr. 

Nëse ke përjetuar një situatë të ngjashme të pakëndshme, apo poqese diçka e tillë të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite te Drejtoria, duke dërguar e-mail në: Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb-faqja e tyre, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime të dobishme dhe masa për ruajtjen e privatësisë është dzlp.mk. Poqese akoma je në shkollë fillore, nuk duhet të hapësh profil në këto rrjeta, sidomos jo pa lejen e prindërve.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates