| Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Fotografi e keqpërdorur në kontekst pornografik |
|
|
Fotografia është e dhën personale që zbulon shumëçka. Poqese keqpërdoret në Internet, mund të ketë pasoja të pakëndshme për personin që gjendet në fotografi. Një ngjarje e vërtetë për këtë lloj të keqpërdorimit është treguar në tregimin e mëposhtëm. Fotografia e një vajze është shfrytëzuar për të bërë foto-montazh, e cila pastaj është vendosur në shërbimin Tagged dhe është shfrytëzuar për qëllime të pahijshme. Në fakt, edhe pse ka qenë e qartë se bëhet fjalë për fotomontazh, në të cilin koka e vajzës ka qenë e montuar mbi një fotografi pornografike, megjithatë është shfrytëzuar pamja e saj. E tërë faqja ka qenë e rregulluar si shpallje në të cilin vajza i fton vizitorët e interesuar ta kontaktojnë nëpërmjet numrit të vendosur të telefonit. Ajo është identifikuar edhe me emër dhe mbiemër që kanë qenë të shënuara në fotografi. Kjo vajzë në atë moment nuk ka pasur profil të sajin në Tagged, mirëpo dikush që ka gjetur fotografi të saj, e ka shfrytëzuar për të bërë keqpërdorim serioz, që për atë ka shkatuar shqetësime të shpeshta në telefon. Vajza është munduar që vetë ta zgjedhë rastin dhe i është drejtuar shërbimit me kërkesë që faqja të fshihet. Ata nuk kanë vepruar sipas kërkesës, dhe atëherë i është drejtuar Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, e cila ka arritur që sigurojë fshirjen e faqes. Poqese ke përjetuar situatë të pakëndshme të ngjashme, ose nëse diçka e këtillë të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite në Drejtori duke dërguar e-mail në Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb-faqja e tyre, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime të dobishme dhe masa për ruajtje të privatësisë, është dzlp.mk. Poqese akoma je në shkollë fillore, nuk duhet të hapësh profil në këto rrjete, posaçërisht jo pa lejen e prindërve të tu. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



Fotografia e një vajze është shfrytëzuar për të bërë foto-montazh, e cila pastaj është vendosur në shërbimin 