Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Profil i rrejshëm në Facebook për një punëtor të njohur shëndetësor Printoni E-mail
2.16-vistinska-sluchka-od-makedonija---lazhen-profil-na-fejsbuk-za-lichnost-na-visoka-pozicija-vo-zdravstvena-ustanova-intro.pngProblemet me hyrjen e palejuar në profilet e huaja në Facebook, ndryshimi i të dhënave personale dhe fotografive, komunikimi në emër të huaj me miqtë e pronarit të profilit dhe ndryshimi i fjalëkalimeve që të pamundësohet qasja, janë të shpeshta dhe të shumta. Nga keqpërdorimet e këtilla nuk janë kursyer as personat publikë dhe të punësuarit në institucione publike që kanë pozita të larta. I tillë është rasti me drejtorin e një spitali në Shkup, për të cilin është hapur profil në Facebook nga ana e një kolegu të tij.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 09.03.2010, e martë
I punësuari në spital e ka hapur profilin në emër të drejtorit dhe e ka rregulluar në mënyrë shumë bindëse. Ka vendosur fotografi, të dhëna personale, i ka shtuar si kontakte miqtë e vërtetë të drejtorit dhe ka komunikuar me ta. Në emër të tij ka shprehur mendime të ashpra politike dhe vullgare, që assesi nuk është karakteristikë e personit të vërtetë që qëndron pas atij emri dhe atij funksioni.

2.16-vistinska-sluchka-od-makedonija---lazhen-profil-na-fejsbuk-za-lichnost-na-visoka-pozicija-vo-zdravstvena-ustanova.png

Pasiqë drejtori ka kuptuar për këtë, rastin e ka paraqitur në polici, prej ku, me hetim e kanë gjetur autorin e veprës, karriera e të cilit, në atë moment ka marrë fund. Pas procedurës policore, rasti është paraqitur edhe te Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, e cila ka  arritur që të mundësojnë fshirjen e profilit.

Mësimi i nxjerrë nga ky tregim është se keqpërdorimet e identitetit të njerëzve nuk e anashkalojnë askë. Çdokush mund të jetë viktimë e një ngjarjeje të këtillë të pahijshme, e cila ndonjëherë mund të na kushtojë me imixhin tonë, mirëpo ndonjëherë mund të na kushtojë me ardhmërinë tonë. Diçka tjetër që është specifike për këtë tregim është fakti se drejtori i spitalit, fillimisht rastin e ka paraqitur në polici, që ka mundësuar gjetjen e autorit të veprës, e pastaj në Drejtori që të mundësohet fshirja e profilit. Domethënë, jo gjithmonë duhet të shpejtohet me vendimin për fshirje të profileve të rrejshme ose të ndryshuara, pasiqë me largimin e tyre prej shërbimit, largohen edhe gjurmët e kryerësit të veprës.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates