| Anëtarësohu në klubin e pinguinëve - bëhu edhe ti pinguin |
|
|
Paramendo një mjedis onlajn në të cilin mundesh të ndihesh plotësisht i sigurtë, ndërsa në të njëjtën kohë i ke të gjitha mundësitë për shoqërim, zbavitje dhe lojë. Një mjedis i tillë ekziston e aq më tepër aty të gjithë janë pinguinë, ndërsa kur të bashkangjitesh edhe ti do të bëhesh një prej tyre. Klubi i pinguinëve pranon anëtarë të cilët dëshirojnë të jenë të sigurtë, të cilët i respektojnë rregullat për mosndarje onlajn të të dhënave personale me të tjerët dhe të cilët nuk shërbehen me mashtrime dhe ofendime gjatë komunikimit me të tjerët.Објавено во: Колибри, Нова Македонија Датум на објавување: 09.02.2010, вторник Për këto arsye, prindërit e tu mund të të lejojnë anëtarësim në klub, gjithsesi nëse paraprakisht bashkërisht pajtoheni nën çfarë kushtesh do të aktivizohesh në këtë botë të re. Poqese e kaluat me sukses bisedën e hapur, mund të zgjedhësh emrin tënd të pinguinit dhe ta përcaktosh pamjen tënde fizike. Para se të futesh plotësisht në këtë mjedis të ri dhe interesant, duhet të konfirmosh se prindërit e tu të kanë dhënë pëlqim për një gjë të tillë, prandaj njëri prej tyre do të duhet ta bëjë këtë nëpërmjet e-mailit. Pastaj, para teje hapen përvoja të reja: lojë, shoqërim me pinguinë të tjerë, zbavitje... www.clubpenguin.com është ueb-faqe që do t'i zbulojë shumë lojëra nga Dizni. Disa prej tyre nuk mund të shfrytëzohen pa pagesë, mirëpo kjo nuk u bën zbavitjen më pak interesante. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|




