| Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e dytë) |
|
|
Sigurisht tanimë e ke lexuar tregimin për Xheremin – djalin nga Australia, i cili duke menduar se shoku i ri onlajn është moshatar i tij, erdhi në një situatë shumë te rrezikshme, e cila për fat të mirë u pengua nga policia australiane. Në numrin e sotshëm, lexo për masën e dytë për rritje të sigurisë së fëmijëve në internet, që e propozon qeveria australiane, të cilën ti duhet ta propozosh në shkollën tënde. Përkujtoje poashtu edhe masën e рarë, e cila është përshkruar në numrin e kaluar të "Kolibrit".Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 02.02.2010, e martë Fillimisht formohen dy grupe më të mëdha në klasë, të cilat duhet të përgatisin lista me propozime për mbrojtje nga paraqitjet e rrjeshme në "dhomat për bisedë", në lojërat onlajn dhe ueb-faqet për rrjetëzim social. Në fund, propozimet më të mira ndahen në një vend. Gjatë kësaj, duhet t'i kesh parasysh këto gjëra të rëndësishme:
Pasi të gjithë të merrni pjesë në dhënien e propozimeve për këto tema dhe me kujdes ta zgjidhni më të mirën dhe më të rëndësishmen, merruni vesh për përgatijen e një posteri të cilin do ta ngjitni në klasën tuaj. Një poster të këtillë mund të bësh edhe për në shtëpi dhe ta ngjesësh në afërsi të kompjuterit, ashtu që këto udhëzime të rëndësishme t'i kesh gjithmonë para syve. Vazhdim... |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


