| Pas rastit "shoku i Xheremit - mashtrimi onlajn". Propozime dhe këshilla nga qeveria e Australisë (pjesa e parë) |
|
|
Në numrin e klauar të "Kolibrit", treguam një ngjarje të vërtetë për një djalë nga Australia i cili ka qenë i mashtruar nga një person i panjohur i moshuar nëpërmjet internetit, i cili është prezantuar si moshatar i tij. Nëse nuk e ke lexuar tregimin atëherë, atë mund ta gjesh në www.crisp.org.mk, si edhe ne botimin onlajn të "Kolibrit", ndërsa në këtë numër, siç premtuam, do të mund të lexosh për masat dhe propozimet të cilat i ka paraqitur qeveria australiane në projektin për mbrojtje të fëmijëve nga rreziqet në internet. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 12.01.2010, e martë Ideja e këtij programi është që fëmijët vet të munt t'i njohin rreziqet që mund t'i hasin në Internet, si t'u shmangen situatave të tilla, çka mund të ndërmarrin nëse u ndodh ndonjë situatë e tillë e pakëndshme dhe kujt t'i drejtohen. Qëllimi kryesor i projektit është që fëmijët t'i përdorin me kujdes të dhënat e tyre personale gjatë përdorimit të "dhomave për bisedë". Programi përbëhet nga 3 aktivitete të ndërsjella, të parapara për punë në klasë. Ata janë interesante, të dobishme, nënkuptojnë shoqërim dhe bisedim, ndërsa në fund të gjithë kanë dobi - më shumë kuptim për rreziqet në internet dhe njohuri për shmangien dhe mënjanimin e tyre. Është e preferueshme që këtë program ta propozosh që të realizohet në shkollën tënde, bashkë me shokët dhe shoqet e tua dhe me ndihmën e arsimtarëve ose të profesorëve. Programi parasheh grup të punës d.t.th. duhet të formoni disa grupe me nga 5-6 fëmijë me qëllim që të diskutoni ndërmjet vete në këto tema:
Pas dsikutimit secili nga grupet duhet të zgjedhë nga një anëtar i cili do t'i prezantojë mendimet e tërë grupit. Pastaj, vazhdoni debatin ndërmjet të gjitha grupeve. Kjo duhet të bëhet në këtë mënyrë sepse tema është e ndijshme dhe jo secili veçe veç do të ndihej i lirë që të flasë për këto probleme. Mirëpo, nëpërmjet diskutimit grupor do të krijohet atmosferë pozitive dhe ndjenjë e sigurisë për shpalosje të problemeve dhe mendimeve. KJo është vetëm pjesa e parë e aktiviteteve të cilat i propozon qeveria e Asutralisë. Propozoji edhe ti ato në shkollën tënde dhe mos harro që t'i ndjekësh dy propozimet e tjera në numrat e ardhshëm të Kolibrit. Vazhdim... |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


