| Ngjarje e vërtetë nga Australia: shoku u Xheremit - mashtrimi onlajn |
|
|
Edhepse internetin mund ta shfrytëzosh për punë shumë interesante dhe të dobishme siç janë marrja e informatave për projektet tua shkollore, komunikimi me shokët e tu të ngushtë, mësimi onlajn, luajtja e lojërave zbavitëse dhe shumë punë të tjera, megjithatë duhet të keshë parasysh se jo secili sillet në mënyrë etike dhe morale kur është onlajn. Duhet të kesh kujdes ku dhe çfarë informatash le për veten tënde dhe duhet të jesh i kujdesshëm kur komunikon në të ashtuquajturat "dhoma për biseda" - të dish se kujt duhet t'i besosh, pasiqë personi prapa monitorit tjetër jo gjithmonë është ai që paraqitet. Ngjarja e vërtetë që do ta tregojmë, bën fjalë mu për prezantimin e rrejshëm në "dhomat për bisedë", ku gabimi i një djali të mitur ka mund të shkaktojë pasoja katastrofale. Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 05-07.01.2010, e martë - e enjte Bëhet fjalë për Xheremin - një djalë nga Australia i cili ka pasur probleme dhe vështirësi që të kontaktojë dhe të shoqërohet me fëmijët e rrethit të tij, e bile edhe në shkollë punët nuk i kanë shkuar shumë mirë. Xheremi ka përjetuar nëmçmime dhe tallje të përditshme në llogari të tij, prandaj ngushëllim ka gjetur në një video-lojë onlajn, ku njëkohësisht ka mundur edhe të komunikojë me lojtarët e tjerë nga e tërë bota. Në këto shërbime për bisedë ai e ka njoftuar një djalë tjetër, me të cilin dalngadalë ka vendosur raport shumë të afërt. Ia ka treguar atij gjendjen e tij të vështirë dhe pa rrugëdalje, dhe më në fund ka filluar të ndjejë se ka gjetur dikë që e kupton dhe e përkrah. Për bisedat e tyre të përditshme nuk ka ditur askush, dhe duke llogaritur se kanë besim të plotë në njëri tjetrin, i kanë këmbyer edhe adresat e e-mail-it edhe numrat e celularëve, që të mund të komunikojnë edhe kur prindërit do t'i urdhërojnë të largohen nga kompjuteri. Kur ka përfunduar viti shkollor, Xheremi ka qenë i ftuar si mysafir nga ana e shokut të tij onlajn, i cili i ka thënë se ftesa është me leje të plotë të prindërve të tij. Ai i ka prezantuar prindërit e tij si njerëz shumë të kuptueshëm, dhe i ka thënë se nëna e tij do t'ia paguajë biletën e aeroplanit. Xheremi posa e ka marrë biletën e aeroplanit me postë, pa dijen e prindërve të tij, e ka përgatitur valixhen dhe ka shkuar nga shtëpia. Kur ka arritur në qytetin e shokut të tij, ka marrë një SMS porosi nga ai, ku ai i propozon që fillimisht të takohen në një hotel në afërsi të aeroportit, para se të shkojnë tek ai në shtëpi. Pa menduar fare, Xheremi është nisur për në hotel, mirëpo gjatë rrugës e ka ndalur policia, e cila ka qenë e njoftuar nga prindërit e tij të mërzitur, kur e kanë parë se ai nuk është në shtëpi. Shoku i tij, për të cilin ai ka supozuar se është moshatar i tij, në fakt ka qenë një burrë 40 vjeçar, i cili ka pasur për qëllim ta fitojë besimin e tij, e pastaj ta keqpërdorë. Qeveria australiane e ka marrë përsipër rastin, dhe pastaj mashtruesi e ka marrë dënimin e tij të paraparë me ligj. Ky rast ka qenë shkak që qeveria asutraliane të përgatisë edhe një projekt të vogël me qëllim që t'i fëmijët nga ngjarjet e këtilla. Në numrin e ardhshëm të "Kolibrit" do të mund të lexosh më detajisht se cilat masa dhe propozime i jep qeveria asutraliane me qëllim që çdo fëmijë vetë të mund të vlerësojë si të mos futet në problem të këtillë dhe cilat masa duhet t'i ndërmarrë poqese has në diçka të ngjashme. Vazhdim... |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


