Faqja e parë arrow Media arrow Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Një manikene ofendohet për shkak të publikimit të një fotografie private
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Një manikene ofendohet për shkak të publikimit të një fotografie private Printoni E-mail
2.6-vistinski-sluchki-od-makedonija---manekenka-navredena-za-javna-objava-na-privatna-fotografija-intro.png
Ndonjëherë edhe veprimet qëllimmira mund të jenë ofenduese për njerëzit. Me siguri ndonjëherë të ka ndodhur që dikujt ke dashur t'i bësh ndonjë shërbim, t'i japësh ndonjë këshillë ose ta befasosh me ndonjl, sipas teje, lajm të mirë e kjo të përjetohet si diçka krejtësisht tjeteër. Gjëra të këtilla ndodhin edhe në internet. Ja një rast i vërtetë nga Maqedonia që flet për këtë.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e botimit: 22.12.2009, e martë

Një vajzë e re, në moshë tinejxhere, me prejardhje dhe me me vendbanim në një nga vendet periferike të Maqedonisë, ka qenë e angazhuar në mënyrë profesionale si manekine. Siç ndodh shpesh me personat publikë, për adhuruesit e saj është krijuar një faqe në shërbimin për rrjetëzim social – Facebook. Krijuesit e kësaj faqeje ka qenë të dukshëm publikisht, ndërsa vizitorët kanë pasur mundësi që të kënaqen me fotografitë nga inçizimet e saja. Gjithçka ka qenë në rregull derisa në faqe nuk është vendosur fotografi private e kësaj vajze të re, e cila thjesht nuk ka qenë e përshtatshme për të qenë e dukshme publikisht, veçanërisht jo në një lokacion të tillë. Pasiqë nuk ka ditur si të veprojë, ajo ka rënë në kontakt me Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale prej ku janë marrë veprimet e mëtutjeshme. Drejtoria i është drejtuar drejtpërdrejt krijueses së grupit dhe i kanë sqaruar se për të treguar publikisht fotografi të huaja duhet të marrë pëlqim nga personi që gjendet në to. Poqese ajo nuk ka një pëlqim të këtillë dhe nuk mund ta marrë atë, duhet ta heqë fotografinë kontestuese. Krijuesja e grupit, me gjasë e frikësuar nga kontaktimi nga Drejtoria, për kohë të shkurtër e ka fshirë krejt grupin.
2.6-vistinski-sluchki-od-makedonija---manekenka-navredena-za-javna-objava-na-privatna-fotografija.png

Në këtë rast bëhet fjalë për shkelje të privatësisë duke vendosur në mënyrë publike fotografi private në ueb-lokacion, ku nuk është korrekte që të vendoset pa leje. Krijuesja me gjasë nuk ka pasur qëllim të keq, por rastësisht i ka rënë në dorë një fotografi private, për të cilën ka konsideruar se është në rregull ta ndajë me të tjerët në faqen e fansave. 

Porosia është se nuk duhet të vendosësh fotografi nga njerëz të tjerë në internet, pa pasur pëlqim për këtë gjë. Ndoshta për ty ndonjë fotografi mund të jetë shumë e mirë dhe nuk ka arsye që dikush të jetë kundër onlajn, mirëpo nuk do të thotë se të gjithë duhet të kenë mendim të njëjtë me ty. Nga ana tjetër, nëse vëren se ndonjë fotografi e jotja pa pëlqim është paraqitur në internet reago menjëherë te ai i cili e ka vendosur atë, e nëse nuk arrin që fotografia jote të largohet, kontaktoje Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale. Mund të dërgosh e-mail në Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb-faqja e Drejtorisë, ku përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime të dobishme dhe masa për ruajtje të privatësisë, është dzlp.mk.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates