| "Kerpuf" - destinacion për shprehje të kreativitetit |
|
|
Nëse dëshiron ta shfrytëzosh kohën tënde të lirë duke krijuar diçka interseante dhe kreative, “kerpuf” është destinacion që shumë shpejt mund të bëhet njëri nga destinacionet tua më të preferuara. Këtu, duke e shfrytëzuar fantazinë dhe inspiracionin tënd do të mund të krijosh kreacione të tua personale të cilat pastaj do t'i shfrytëzosh në mënyra të ndryshme, sipas paramendimeve dhe nevojave tua. Botuar në: Kolibri, NovaMakedonija Data e botimit: 15.12.2009, e martë Me hapjen e profilit personal, do të kesh mundësi që të zbavitesh, duke bërë fotografi, video, kartolina, tregime dhe vizatime tuat origjinale. Pastaj ato mund t’i ruash dhe t’i shtypësh për vete apo t’i vendosësh në ueb-faqe, ku do të kenë mundësi edhe shfrytëzuesit e tjerë ta shohin dhe ta vlerësojnë veprën tënde të përfunduar. Shumë interesant është opcioni për të bërë tregimin apo videon tënde. Duke iu falënderuar këtij opcioni, në ndonjërën nga prapavitë e ofruara, mund të shtosh edhe personazhe të cilave ti ua cakton vendim e qëndrimit dhe lëvizjen, pastaj ua shton edhe tekstin në ç’mënyrë e krijon tregimin tënd të paramenduar. Me regjistrimin falas në ueb-faqe, opcionet dhe mundësitë që janë në dispozicion janë të kufizuara, gjegjësisht nuk do të kesh mundësi në tërësi t’i shfrytëzosh të gjitha personazhet, prapavitë, animacionet dhe veglat. Nëse ky kufizim të pengon në të shprehurit tënd kreativ dhe nuk të lejon që në tërësi t’i tregosh aftësitë tua, bisedo me prindërit e tu për ta avancuar profiling tënd i cili do të të mundësojë që t’i shfrytëzosh në mënyrë të pakufizuar të gjitha resurset e ueb-faqes. Nëpërmjet www.kerpoof.com do të arrish të mësosh si ta përcjellësh idenë dhe paramendimin tënd ashtu që do t’u mundësosh edhe të tjerëve që të shohin se me të vërtetë je karakter kreativ dhe në të njëjtën kohë do ta shfrytëzosh kohën në mënyrë të mençur, duke u zbavitur dhe duke njoftuar miq të rinj online, të cilët e shfrytëzojnë këtë shërbim. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



