Faqja e parë
Ngjarje e vërtetë nga Maqedonia: Imixh i shkatërruar nga një video në Youtube Printoni E-mail
unisten-imidj-od-video-na-jutjub-intro.pngNdonjëherë nuk ka nevojë që vetë të shkaktosh ndonjë situatë të pakëndshme. Njerëzit bëjnë punë të këqija edhe pa pasur ndonjë arsye ose pa mos i provokuar me ndonjë sjellje joadekuate onlajn. Ngjarja e vërtetë në vazhdim e vërteton mu këtë. Bëhet fjalë për një vajzë në moshë tinejxhere që ka përjetuar një ngjarje shumë të vështirë nëpërmjet shërbimit për publikim dhe shikim të videove onlajn.

Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija
Data e publikimit: 17.11.2009, e martë
Vajza nuk ka qenë shfrytëzuese e regjistruar e shërbimit, d.t.th. nuk ka pasur profilin e saj në Youtube. Mirëpo, një ditë ka vërejtur se në të ka një video që paraqet një kolazh me fotografi të saja. Nuk ka pasur asgjë të keqe në fotografitë, e as në videon si tërësi. Problemi ka ndodhur në momentin kur kanë filluar të paraqiten komente të pahijshme nën atë video. Pasiqë vajza ka qenë e nacionalitetit shqiptar, edhe komentet janë shkruar në gjuhën shqipe. Kur ajo e ka paraqitur videon në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personal, ata menjëherë e kanë paraqitur videon te shërbimi Youtube si të papërshtatshme, e pastaj këtë e ka bërë edhe vetë vajza. Është dashur që shfrytëzuesi ndaj të cilit është bërë shkelja e privatësisë, vetë ta paraqesë videon konkrete. Mirëpo, edhe pas këtyre përpjekjeve, videoja nuk është larguar nga shërbimi. Kjo ka ndodhur për shkak se në përmbajtjen e saj nuk ka pasur asgjë problematike, ndërsa komentet nuk kanë qenë në gjuhën angleze, që t'i kuptonin të gjithë. Në ndërkohë, vajza ka filluar të marrë kërcënime nëpërmjet e-mailt nga personi i njëjtë që e ka vendosur videon në Youtube. Ai i ka kërkuar para në këmbim të premtimit se do ta heqë videon nga shërbimi. Për fat, Drejtoria e ka zgjidhur rastin me Youtube-in dhe një muaj pasi ka filluar e gjitha, videoja më nuk është gjendur në Youtube. Për kërcënimet që i ka marrë, vajzës i është thënë se mund të ngrejë padi penale, që do thotë se do të mund të merrte edhe kompensim në të holla për ngarkesën psikike që e ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe.

unisten-imidj-od-video-na-jutjub.png

Në këtë rast, vajza nuk ka qenë e kujdesshme me të dhënat e saja, mirëpo rasti duhet të të përkujtojë se çdokush që ka qasje te informatat dhe fotografitë tuaja, mund t'i shfrytëzojë ato për qëllime të tjera. Për fat të keq, në këtë rast fotografi të rëndomta janë përdorur për qëllim të keq.

Nëse ke përjetuar situatë të ngjashme të pakëndshme, ose nëse diçka e këtillë të ndodh në të ardhmen, rastin paraqite te drejtoria, duke dërguar e-mail në Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë Ueb faqja e tyre, në të cilën përveç të dhënave për kontakt, do të gjesh edhe shumë udhëzime të dobishme dhe masa për ruajtje të privatësisë, është dzlp.mk.
 
< I mëparshmi   Tjetri >
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates