| 4 rregulla për përdorim të sigurt të Internetit |
|
|
|
Interneti është vend i shkëlqyeshëm për informim, shoqërim dhe zbavitje, mirëpo, njëkohësisht ai është edhe burim i rreziqeve të shumta. 4 rregullat e mëposhtme do të të ndihmojnë të jesh i sigurt derisa e përdor Internetin:
Botuar në: Kolibri, Nova Makedonija Data e botimit: 06.10.2008, e martë Asnjëherë mos i jep të dhënat e tua personale në Internet, përveç nëse ndonjëri nga prindërit e tu nuk të thotë se është në rregull që t'i japësh. Të dhëna personale janë emri yt, adresa, telefoni, mosha, rasa, emri ose lokacioni i shkollës, vendi yt më i preferuar për lojë dhe për mbledhje me shokët apo shoqet, emrat e shokëve apo shoqeve dhe të ngjashme. Të gjitha këto janë informata personale dhe nuk duhet të ndahen me secilin, e veçanërisht jo me njerëz të cilët i njeh vetëm nëpërmjet Internetit. Asnjëherë dhe askujt mos ua trego fjalëkalimet (ang. password) që i shfrytëzon në Internet, bile as shokëve apo shoqeve të tu. Asnjëherë mos u përgjigj në porositë që të bëjnë të ndihesh në mënyrë të pakëndshme (të turpërohesh, të frikësohesh apo në çfarëdo mënyre të bëjnë të ndihesh keq). Injoroji këto porosi dhe ndërprite komunkimin me atë që t'i dërgon, menjëherë tregoji ndonjërit nga prindërit e tu apo ndonjë të moshuari tjetër te i cili ke besim. Poqese i respekton këto 4 rregulla themelore, mund të kënaqesh me të gjitha begatitë e Internetit, në mënyrë të sigurt dhe pa brenga. |
| < I mëparshmi |
|---|




