| Takim me edukatorët e projektit CRISP |
|
|
|
Me datën 1 të këtij muaji, u mbajt takim me edukatorët dhe disa nga bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në projekt. Qëllimi i takimit ishte të këmbehen mendime dhe përvoja nga edukimet e mbajtura, si dhe të propozohen ide të reja për vazhdimin e aktiviteteve për ngritje të vetëdijes në lidhje me këtë problematikë.
Ngjarja zgjati afër 2 orë. Disa nga edukatorët i përmendën përvojat e tyre pozitive dhe rezultatet e arritura, të tjerët folën për lëshimet e bëra që duhet të kihen parasysh në të ardhmen, ndërsa të gjithë morën pjesë në diskutimin për vazhdimin e kësaj pune, jashtë kornizave të projektit, mirëpo kjo të bëhet në të njëjtën vijë. Të gjithë ishin të kënaqur nga ajo që u punua, e poashtu edhe me efektet e arritura. Para fundit të pjesës zyrtare të ngjarjes, u shikuan disa filma të shkurtër me karakter edukativ, si dhe të atillë që kanë për qëllim të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe momentale për vetëdijisim në lidhje me problemet dhe rreziqet që mund të ndodhin si rezultat i aktiviteteve joadekuate në internet. Këto filma të shkurtër janë përgatitur nga organizata të tjera të huaja dhe ndërkombëtare, dhe shërbyen si pikë fillestare për shumë ide të mëtutjeshme. Rrjeti i OJQ-ve që u formua për qëllimet e projektit dhe në kuadër të tij, edhe më tej do të funksionojë për realizim të bashkëpunimit për aktivitete të ngjashme. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|


