| Edukime për përdorim të sigurt të internetit në SHMNK "Vllado Tasevski" |
|
|
Më 21 tetor, u mbajtën edukime për përdorim të sigurt të internetit në shkollën e mesme "Vllado Tasevski" në Shkup. U realizuan gjithsej 8 edukime nga të cilat 6 për nxënësit dhe nga 1 për arsimtarët dhe prindërit. Me 8 edukimet u përfshinë 158 nxënës, 23 arsimtarë dhe 20 prindër. Edukimet i realizoi Elena Stojanovska nga Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale. Edukimet për nxënësit u zhvilluan në dy ndërrime dhe u përfshinë 158 nxënës nga viti i parë deri në vitin e katërt. U përfshinë gjithsej katër paralele maqedonase nga drejtimi i teknikëve të elektronikës për telekomunikime, një paralele shqiptare nga drejtimi i teknikëve të elektronikës për telekomunikime dhe një paralele elektro-mekanikë nga programi i GTZ-së - qeverisë gjermane. Edukimet ishin interaktive, nxënësit treguan interes për temën e edukimit, zhvilluan diskutime dhe i tregonin përvojat e tyre në internet. Interesi i arsimtarëve dhe i prindërve për sigurinë e fëmijëve në internet ishte i madh, veçanërisht kur të kihet parasysh drejtimi në të cilin mësojnë nxënësit – elektroteknikë në telekomunikimet. Qëndrimi i përgjithshëm i prindërve ishte se siguria dhe sjellja e mirë në internet duhet të bëhen pjesë përbërëse e libravë mësimorë të informatikës për shkollat fillore. |
| < I mëparshmi | Tjetri > |
|---|



