Faqja e parë
Nova Makedonija: Përderisa mbjellin në farmë, fëmijët janë të rrezikuar nga manijakë
Friday, 01 April 2011
Додека садат на фармата, ги демнат манијаци Fëmijët më të vegjël se trembëdhjetë vjet nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që u kanosen në Facebook, dhe për këtë arsye nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë shërbim, thotë Irina Shumadieva, koordinatore e projekteve për siguri të fëmijëve në internet të Fondacionit "Metamorfozis".

Mbjellja e drunjve në farmë, kujdesi për manarët në "Pet society" dhe pirja e pijeve virtuale në "Joe will", në shikim të parë duken si argëtim naiv për fëmijët, mirëpo realiteti është pak më ndryshe. Rasti më i ri i pedofilit 25-vjeçar nga Strumica, i dyshuar për mashtrim të një të mituri nëpërmjet rrjetit Facebook, është edhe një rast në serinë e vjedhjes së identitetit, fotografive ose të dhënave personale të shfrytëzuesve për keqpërdorim të të miturve nga keqbërësit.

 
Vizitë shkollës fillore "Aco Shopov" në Shkup
Friday, 18 March 2011
aco_shopov-intro.jpg Më 16.03.2011, në Sh.F. "Aco Shopov", Shkup u mbajtën tri ligjerata me temë: Siguria dhe privatësia e fëmijëve në internet. Në këto ligjerata morrën pjesë diku rreth 70 nxënës të klasës së 5-të, 7-të dhe 8-të, të ndarë në dy grupe. Ligjeratat zgjatën nga një orë mësimore, ndërsa fëmijët kishin mundësi të mësojnë diç më tepër, të informohen për rreziqet në internet, mirëpo edhe për atë se si ta mbrojnë privatësinë e tyre.


Lexoni përmbajtjen...
 
Promovim i 10 filmave të shkurtër për siguri dhe privatësi të fëmijëve në Internet
Friday, 24 December 2010
Të martën, më 28 dhjetor, në ora 19:00 do të bëhet promovimi i 10 filmave të shkurtër në tema që kanë të bëjnë me sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve në Internet, të përgatitur në kuadër të projektit "Më lehtë deri te privatësia në Internet".

Lexoni përmbajtjen...
 
Trajnime për siguri në Internet në Negotinë
Thursday, 19 August 2010
obuka-vo-negotino---intro.png Në kuadër të shënimit të Ditës botërore për Internet më të sigurt (9 shkurti) në SHF "Strasho Pinxhur" në Negotinë gjatë muajit u mbajt trajnim për nxënësit dhe prindërit në këtë temë. Trajnimin e realizoi Gjorgjina Dimova - arsimtare e informatikës, duke i përdorur materialet që gjenden ne ueb-faqen e Metamorfzis Sigurt në Internet.

Lexoni përmbajtjen...
 
Seminar me temë: "Siguria dhe privatësia në Internet" në NOVA
Monday, 28 June 2010
Të premten e kaluar (25.06.2010) në shkollën private NOVA u mbajt seminar me temë "Siguria dhe privatësia në Internet", të cilin e ndoqën afër 20 pjesëmarrës nga kuadri arsimor dhe pedagogjik. Në këtë ngjarje kishte përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, ndërsa qëllimi ishte diskutimi i rreziqeve potenciale në Internet, mënyrat e pengimit dhe kontrollimit të tyre, sidomos në kuadër të shkollës.

Lexoni përmbajtjen...
 
Strip për të rinjtë në Evropë: "Nën mbikqyrje"
Monday, 28 June 2010
under-surveillance.png Teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (telefoni, Interneti, e-porositë, bloget dhe rrjeteat sociale) e lehtësojnë jetën e përditshme dhe lidhjet me farefisin, miqtë e bile edhe me njerëz të panjohur. Këto teknologji me një intensitet mjaft të madh i shfrytëzojnë posaçërisht të rinjtë. Mirëpo, nëse nuk kemi kujdes, ato mund të na sjellin në situatë që të zbulojmë sasi të mëdha të të dhënave personale, duke e lehësuar mbikqyrjen e jetës tonë private.  Mbrojtja e të dhënave personale është e një rëndësie të veçantë për respktimin e privatësisë.

Bashkësia Evropiane ka përcaktuar një kornizë ligjore dhe rregullatore që ka për qëllim të sigurojë mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve si një nga të drejtat e tyre themelore. Cili është në fakt realiteti në praktikë dhe si ne vet mund të mbrohemi në jetën e përditshme?

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 13 - 18 nga 105
Политика на приватност   Техничка имплементација - Фондација Метаморфозис
Joomla Templates by JoomlaShack Joomla Templates